Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me sportistë, trajnerë dhe drejtues të klubeve sportive në Vushtrri, në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se sporti ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të Vushtrrisë dhe se do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në jetën e qytetit.
Ai vlerësoi kontributin e sportistëve dhe klubeve sportive, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre edhe në të ardhmen.


