Lajme

2-shi i PDK-së, Uran Ismaili: 7-Qershori ka me tregu se qytetarët s’mundem me u mashtru më!

05/30/2026 21:22
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për deputet me numër 2 në zgjedhjet e 7 qershorit, Uran Ismaili.

Ismaili foli në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit pas zgjedhjeve dhe komentoi deklaratat e kryeministrit në detyrë Kurti se ‘vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje’.

Ai tha se i njëjti do t’i demoralizojë qytetarët me deklarata të tilla.

Ismaili iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe se me votën e tyre mos t’a lejnë më Kosovën të shkojë në procese zgjedhore.

“Ai po don me demoralizu qytetarët, ai po don të demoralizojë ‘mos dilni në zgjedhje se ka për të patur sërish zgjedhje’, mirëpo unë po iu them dilni në zgjedhje dhe me votën tuaj mos e leni me shku Kosovën më në zgjedhje. Unë mendoj se në momentin që Bedri Hamza zgjedhet kryeministër, do të kemi mundësinë për President, sepse mundësia e tij me kriju konsensus është shumë më e madhe se e kujdo tjetër kushtu që demoralizimin nuk bën me e pranu, propagandën e zotit Kurti nuk bën me e pranu. Qytetarët nuk duhet me dëgju mesazhe….’mos dilni në zgjedhje se s’ka me u ndryshu asgjë’, në zgjedhje pikërisht ka mundësi me u ndryshu gjithçka, duhet me e ndal, me e stopu këtë krizë, duhet me ua dhënë mundësinë me ndryshu Kosovë, qytetari është ai që mundet me ndryshu Kosovën” deklaroi Ismaili.

Ismaili foli edhe në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë në detyrë për ndarjen e 2 milion eurove për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën.

Ai tha se një vendim i tillë është abuzim i madh me paranë publike.

Ismaili deklaroi se ‘7-qershori ka me tregu se qytetarët s’mundem me u mashtru më’.

“Jashtëzakonisht abuzim i madh me paranë publike, komplet për qëllime elektorale. Me subvencionu biletat e aeroplanit pa asnjë lloj transparence, në kohë elektorale. Si ka mundësi me u nda paratë 7-8 ditë para zgjedhjeve. Ai edhe me 8-qershor është kryeministër ende, ka patur mundësi t’a bëj një subvencionim të tillë nëse ka patur rëndësi. Arsyea pse po i bën ndarjet e parave për avio-kompanitë, të cilët bartin mërgatën tonë, është një vendim jashtëzakonisht elektoral dhe ai e ka përdor për qëllime elektorale. A duhet me u përdor paraja jonë, pa transparencë, për qëllime elektorale…..natyrisht që nuk duhet. Ato nuk janë paratë e tij, ato janë paratë e qytetarëve, nuk mundet me i nda ai paratë ‘lartë e poshtë’ për me athanë ‘ja unë po ua krijoj kushtet hajdeni me votu në Kosovë’, sepse mërgata ka ardhë në Kosovë edhe para Albin Kurtit dhe ka me ardhë në Kosovë edhe pas Albin Kurtit. Ai nuk duhet me e shfrytëzu sentimentin përmes parasë publike. 7-qershori ka me tregu se qytetarët s’mundem me u mashtru më” deklaroi Ismaili në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/