Lajme

Të enjten: LDK hap zyrtarisht fushatën me tubim të madh elektoral në Prishtinë

05/25/2026 17:48
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar organizimin e tubimit të madh elektoral, i cili do të mbahet të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Në këtë tubim, sipas njoftimit të partisë, do të bëhet hapja zyrtare e fushatës zgjedhore si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.

Ngjarja do të zhvillohet në Salla 1 Tetori dhe pritet të mbledhë mbështetës dhe anëtarë të partisë.

LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij tubimi elektoral.

Njoftimi i plotë:

TUBIMI I MADH ELEKTORAL!

Të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.

Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00.

Bashkohu!✌️🔥