Emiliano Martinez as nuk e ka menduar të mos luajë në finale.
Emiliano Martínez, portieri i Aston Villë, zbuloi se theu një gisht gjatë ngrohjes për finalen e Ligës së Evropës kundër Freiburgut, të cilën skuadra e tij e fitoi 3-0 në Stamboll.
Me sa duket, dëmtimi nuk e ndaloi portierin argjentinas, i cili e mbajti portën të paprekur dhe bëri disa pritje mbresëlënëse, duke e ndihmuar ekipin anglez të fitonte trofeun e parë në 30 vjet.
“Ajo që arritëm sonte ishte e bukur. Jam krenar dhe ndiej se vazhdoj të rritem ndeshje pas ndeshjeje”, tha Martinez pas ndeshjes.
“Thyeva një gisht gjatë ngrohjes, por nuk e konsiderova si diçka të keqe, nuk më preku mua. Nuk kisha thyer kurrë më parë një gisht dhe sa herë që përpiqesha të kapja topin, gishti im rrëshqiste në drejtimin tjetër. Duhet të kalosh nëpër këto gjëra për t’u bërë kampion”, tha ai për ESPN.
/GazetaBlic Sport


