Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka shkruar emrin e tij në librat e rekordeve të futbollit, pasi i udhëhoqi “Topçinjtë” drejt titullit të Premier Ligës.
Arsenali siguroi titullin e Premier Ligës pasi rivalët e tyre, Manchester City, humbën pikë vendimtare në ndeshjen e javës së 37-të.
Spanjolli është bërë zyrtarisht ish-lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që fiton këtë garë si trajner.
Arteta gëzon një lidhje të thellë me futbollin anglez, pasi ka pasur një karrierë të shquar si lojtar, duke luajtur për Evertonin nga viti 2005 deri në vitin 2011 përpara se të bëhej kapiten i Arsenalit midis viteve 2011 dhe 2016.
/GazetaBlic Sport


