Lajme

Abdixhiku e Osmani takojnë qytetarët në Vojnovc të Shtimes: As shiu nuk i kishte ndalur, sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti

05/17/2026 21:41
nga:G B

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, kanë mbajtur takim me qytetarë në Vojnovc të Shtimes, raporton Gazeta Blic.

“As shiu nuk i kishte ndalur. Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Në Vojnovc të Shtimes u ndalëm mes shumë qytetarëve që na prisnin zemërhapur. As shiu nuk i kishte ndalur. Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti.

Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë që po na bëni gjithandej.

Vjosa dhe unë kemi nisur një gjysmë rruge. Gjysmën tjetër duhet ta bëjmë bashkë. Me ju.