Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën rajonale R-118 nga qendra e Mushtishtit deri në Delloc.
Rruga, e cila do të lidhë Shirokën me Shtërpcë e që kalon nëpër Mushtisht, është e gjatë 1140 metra dhe kostoja është 1 milion euro.
Me këtë rast kryeministri në detyrë Kurti inkurajoi operatorin ekonomik që dinamika e punimeve të jetë e përshpejtuar, njofton ZKM raporton “Gazeta Blic”.
“Tejet e rëndësishme ështëtë lidhet Suhareka me Shtërpcë, për qytetarët, për turizmin, për bizneset. Dhe në këtë mënyrë krijojmë kushte më të mira edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët siç e dini kur vijnë në Kosovë dëshirojnë që t’i vizitojnë pjesët më të bukura të vendit tonë,
e unë besoj që bjeshka e Mushtishtit e deri te Brezovica është një brez i tillë i bukurive të rralla natyrore e me potencial të madh për turizëm natyror e turizëm kulturor”, tha ai.
Fjala e kryeministrit Kurti:
Jemi këtu bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bashën, por edhe me ish-ministrin Hysen Durmishin, me aktivistë e me zyrtarë të institucioneve e të Lëvizjes, në vendosjen e fillimit të punimeve për rrugën, e cila do ta lidh Shirokën me Shtërpcë e kalonkëtu nëpër Mushtisht.
Pardje e kemi marrë vendiminsi Qeveri e Republikës për shpronësimet e nevojshme dhe pa humbur kohë po e fillojmë punën për këtë rrugë, e cila është gjithsej e gjatë 1140 metra dhe kostoja e gjithmbarshme është 1 milion euro.
Unë falënderoj operatorinekonomik, e inkurajoj që dinamika e punimeve të jetë e përshpejtuar dhe gjithashtu falënderoj ministrin, ish-ministrin dhe të gjithë banorët e Mushtishtit. Do të vijmë këtu bashkë prapë kur duhet ta bëjmë edhe përurimin.
Tejet e rëndësishme ështëtë lidhet Suhareka me Shtërpcë, për qytetarët, për turizmin, për bizneset. Dhe në këtë mënyrë krijojmë kushte më të mira edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët siç e dini kur vijnë në Kosovë dëshirojnë që t’i vizitojnë pjesët më të bukura të vendit tonë,
e unë besoj që bjeshka e Mushtishtit e deri te Brezovica është një brez i tillë i bukurive të rralla natyrore e me potencial të madh për turizëm natyror e turizëm kulturor.
Urime të gjithëve!


