Lajme

Një i lënduar në Fushë Kosovë pas një përleshje, incidenti nisi nga një fjalosje

05/11/2026 12:23
nga:L J

Një person dyshohet se është sulmuar nga një tjetër në Fushë Kosovë, pas një fjalosjeje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, nga është konfiskuar një mjet i fortë me të cilin dyshohet se është kryer sulmi.

Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne qendrën e mbajtjes, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësorë.