Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë në detyrë për shpallje të konkurseve të reja në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë, raporton GazetaBlic.
Ajo ka bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë ka hapur edhe tri pozita të larta udhëheqëse, përfshirë poste në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar.
Sipas Bajramit, një qeveri në dorëheqje nuk ka mandat të plotë për të inicuar emërime të reja në pozita publike dhe duhet të kufizohet vetëm në kryerjen e punëve të domosdoshme.
Postimi i plotë:


