Profesori Artan Nimani ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe pritshmëritë për muajt në vijim, duke theksuar mundësinë e ndryshimeve të mëdha në skenën politike.
“Po shohim një zhgënjim masiv të popullatës, edhe për shkak të stërzgjatjes së proceseve zgjedhore, prandaj mendoj se nuk do të ketë një pjesëmarrje të madhe në zgjedhje,” u shpreh Nimani.
Ai theksoi se në rast të rënies së numrit të votuesve, Partia Demokratike e Kosovës mund të dalë më e konsoliduar, duke shtuar se kjo parti tashmë ka krijuar stabilitet dhe menaxhim më serioz.
Në këtë kontekst, Nimani përmendi edhe pritjet për zhvillime të reja lidhur me krerët e kësaj partie, duke përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Lirimi i tyre do ta sillte komplet një frymë tjetër politike në skenën politike në Kosovë,” deklaroi ai.
Tutje, Nimani përmendi edhe mobilizimin e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të cilën tha se po tregon dinamizëm më të madh dhe po e merr më seriozisht rezultatin e zgjedhjeve të fundit./GAZETA10/


