Lajme

Takimi i Haxhiut me partitë politike, nesër në ora 15:00 – LDK’ja përfaqësohet nga Jehona Lushaku Sadriu

04/29/2026 17:13
nga:Genita C

Besian Mustafa i LDK-së ka konfirmuar pjesëmarrjen e kësaj partie në takimin e thirrur nga Haxhiu për nesër lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, LDK-ja ka pranuar ftesën dhe do të përfaqësohet në këtë takim nga deputetja Jehona Lushaku.

“Po, nesër në orën 15:00 në Kuvend, nga LDK do të marrë pjesë znj. Jehona Lushaku,” bëri të ditur ai për GazetaBlic.

Albulena Haxhiu fton në takim nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve, PDK konfirmon pjesëmarrjen