Avokati Arianit Koci ka kritikuar procesin politik rreth zgjedhjes së presidentit në Republika e Kosovës, duke thënë se mosarritja e sigurimit të votave në kohë tregon mungesë të përgatitjes për postin, raporton GazetaBlic.
Ai ka vënë në pikëpyetje aftësitë dhe gatishmërinë e liderëve politikë për të ushtruar funksione të larta shtetërore, duke theksuar se presidenti duhet të jetë figurë e fortë, e pavarur dhe me aftësi të larta udhëheqëse.
Koci ka shtuar se vendi ndodhet në një fazë të ndjeshme dhe se institucionet kyçe si Presidenca kanë rol vendimtar në emërime të rëndësishme shtetërore, duke kërkuar përgjegjësi më të madhe politike.
E plotë:
Vet fakti që Vjosa nuk e ka nuhatë me kohë se nuk i ka votat për rizgjedhje si Presidente, nuk e ka meritu atë post.
“E kanë mashtru” – kishte me thanë dikush.
Vërtetë? E pse ka leju me e mashtru?
Për më tepër, nëse kjo është e saktë, atëherë puna del edhe ma keq.
Vendi ynë është në një fazë të ndjeshme.
Presidenti duhet me qenë i ngritur, i shkolluar dhe i ndershëm. Duhet me mendu për popullin.
Por, mbi të gjitha, duhet me qenë njeri që nuk mashtrohet lehtë; individ me vullnet për punë dhe energji, inteligjencë sociale, aftësi organizative, guxim dhe kulturë të madhe.
Para nesh ka shumë punë.
Presidenti, bashkë me Kryeministrin, zgjedhin mes tjerash edhe Kryeprokurorin dhe Drejtorin e AKI-së – poste jetike për funksionimin e shtetit.
Ai që mashtrohet lehtë, nuk e ka vendin në atë zyrë.
Kemi plot politikanë të shkolluar e që kanë pasë poste të larta. Në jetë jashtë politikës, nuk kanë qenë në gjendje as një ndërmarrje të vogël apo një kafene me pesë punëtorë me e mbajtë.
E megjithatë, ne ua kemi besu shtetin.


