Lajme

Kur pritet takimi me PDK-në dhe a e përkrah VV-ja një kandidat për president nga opozita? – Flet deputeti Bajqinovci

04/14/2026 12:39
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti pritet që të takohet me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit të tij me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit.

Lidhur me takimin, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se pritet të ndodhë këto ditë.

“Brenda këtyre ditëve do të fillojnë bisedimet mes partive opozitare dhe kryeministrit Kurti”, është shprehur ai.

Deputeti ka potencuar se kandidatët e VV-së për president janë të njëjtit.

“Kandidatët tanë janë Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Por, a do ta përkrahte VV-ja një kandidat për president nga opozita?

Për këtë, Bajqinovci ka thënë se kjo varet nga marrëveshja që bën Kurti me opozitën.

“Gjithçka varet nga marrëveshja që bën kryeministri Kurti me opozitën. Ne e kemi dhënë përgjigjen, në këtë rast është  Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, por në ditët e ardhshme do të shohim se si do të rrjedhin bisedimet. Çdo gjë që mund ta kemi një marrëveshje, ne i respektojmë vendimet e kryeministrit Kurti, pa marrë parasysh se kush është”, ka deklaruar Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/