Turqia ka fituar ndeshjen gjysmëfinale ndaj Rumanisë dhe ka siguruar finalen e madhe në ‘Play-off’.
Turqit fituan me rezultat 1 me 0, duke arritur në finale, shkruan GazetaBlic Sport.
Kadioglu realizoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që i mjaftoi kombëtares së drejtuar nga Montella.
Nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë, pra do të përballet me Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
/GazetaBlic Sport/


