Dy të plagosurat (e dyshuara dhe e moshuara rreth 70-vjeçare) janë duke u trajtuar në QKUK dhe janë në gjendje të rëndë. Në gjendje më të rëndë është e dyshuara për vrasjen.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se të plagosurat kanë lëndime nga arma e zjarrit.
“Dy paciente gjinisë femrore, njëra e lindur më 1953 tjetëra 31-vjeçare, jonë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jostabile, jonë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacinteve shumë e rëndë”, tha Syla.
E dyshuara, sipas informacioneve jozyrtare që posedon “Betimi për Drejtësi“, dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje pas kryerjes së vrasjes.
E gjithë ngjarja, gjithnjë sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje në oborr, ku ka ndërhyrë e moshuara e cila mbeti e plagosur.
“Betimi për Drejtësi” mëson se viktima është nga Obiliqi.


