Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga 15 marsi do të nisë zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Veturat, raporton GazetaBlic.
Ish deputeti Fatmir Humolli, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se mënyra se si po vepron qeveria tregon mungesë serioziteti.
Sipas tij, kjo qasje krijon hapësirë që Bashkimi Evropian të ushtrojë presion ndaj Kosovës.
Ai shtoi se me veprimet e fundit, qeveria aktuale po ndjek të njëjtën rrugë me qeveritë e kaluara.
“Për qeverinë që nuk e di se i ka katër ministri më shumë kur e dërgon projektbuxhetin në Kuvend. Edhe ligjin, kur e ka bërë, nuk i kanë pasur parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në politikën e Kosovës. Kjo tregon joseriozitet dhe e çel rrugën për t’i bërë presion Kosovës BE-ja, që në praktikë është kundër paqes në Ballkan, derisa është tolerante ndaj hegjemonisë shovene serbe dhe sanksionuese ndaj të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë. Moti ka hyrë në rrugën e qeverive të kaluara”, përfundoi Humolli për GazetaBlic.


