Sporti

Zyrtare: Feronikeli 74′ përforcon stafin, Bledion Fazliu bëhet video-analist, Burim Sadiku, trajner i portierëve

03/02/2026 21:19
nga:L J

Feronikeli 74′ ndodhet momentalisht në pozitën e dytë në renditjen tabelare në Ligën e Parë, pozitë kjo që siguron Superligën për sezonin 2026/27.

Klubi nga Drenasi po mobilizohet fuqishëm për rikthimin në elitën e futbollit tonë – teksa ditët e fundit ka përforcuar stafin e trajnerit Granit Begolli, shkruan GazetaBlic Sport.

Feronikelit 74′ iu është bashkuar trajneri i portierëve, Burim Sadiku, i cili me përvojën e tij, do ta ndihmojë klubin në përmirësimin e portierëve.

Ndërkohë, Bledion Fazliu është bashkuar me klubin si video-analist.

Në synimet e klubit për inkuadrim në elitë, analiza e ndeshjeve është kyçe, andaj Fazliu pritet t’i ndihmojë maksimalisht në këtë drejtim deri në fundin e stinorit.

/GazetaBlic Sport