Lajme

Intervistohen katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Hajvali, dyshohet se u lejuan qasje në telefon të burgosurve

02/19/2026 08:56
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar katër persona, nën dyshimin për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në qendrën e paraburgimit.

Sipas policisë, dyshohet se u është mundësuar qasje në telefon celular disa të burgosurve.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Qendra e Paraburgimit, Hajvali 18.02.2026 – 0:00-14:00. Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në qendrën e paraburgimit ku dyshohet se u është mundësuar qasje e telefonit celular disa të burgosurve, janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.