Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputeti kanadez Kyle Seeback ka shprehur urimet e tij dhe lidhjen e veçantë me vendin.
Seeback ka theksuar se Kanadaja ka pasur gjithmonë një miqësi të gjatë dhe të fortë me Kosovën dhe është krenar që Kanadaja ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e saj. Ai shtoi se gruaja e tij është nga Kosova dhe se një pjesë të muajit të mjaltit e kanë kaluar atje, ku kanë shijuar ushqimin tradicional dhe ai ka mësuar shumë për kulturën e pasur të vendit.
“Kosovarët janë thellësisht krenarë për vendin e tyre. Një këshillë për ata që vizitojnë Kosovën: shkoni në Rahovec dhe provoni një makiato – ka qenë kafeja më e mirë që kam pirë ndonjëherë”, ka thënë Seeback.
Deputeti kanadez gjithashtu bëri të ditur se i biri quhet William Kastriot Seeback, emër i frymëzuar nga heroi kombëtar i shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sipas tij një njeri që qëndroi për guxim dhe pavarësi.
“Dua të bashkohem me kosovarët kudo në botë për të festuar pavarësinë javën e ardhshme, këtu në Kanada dhe jashtë saj: Urime dita e Pavarësisë”, ka përfunduar Seeback.


