Lajme

Mbrojtja e Naim Murselit kundërshton mënyrën e pyetjeve nga prokurorja në seancë

02/11/2026 10:31
nga:Y I

Në seancën e radhës gjyqësore ndaj të akuzuarit Naim Murseli, pati reagim nga pala mbrojtëse lidhur me mënyrën e parashtrimit të pyetjeve nga prokurorja e rastit.

Gjatë seancës, prokurorja ka drejtuar pyetje që lidhen me deklaratat e mëhershme të Murselit të dhëna gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit policorë.

Kjo qasje është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, të cilët kërkuan nga trupi gjykues që pyetjet të jenë të natyrës tërthore dhe jo të fokusohen në detaje të deklarimeve të mëparshme hetimore.

Sipas mbrojtjes, rikthimi i vazhdueshëm në deklaratat e fazës së hetimeve cenon mënyrën e drejtë të zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe nuk është në përputhje me standardet procedurale të marrjes në pyetje gjatë seancës.