Lajme

Abdixhiku takon Ambasadorin italian, diskuton situatën politike dhe nevojën për institucione të reja

02/05/2026 16:41
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, si dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj gjendjeje dhe zhvillimeve të fundit politike.

Abdixhiku theksoi nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe veprime konkrete që adresojnë problemet e tyre të përditshme.

Po ashtu, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset shtetndërtuese, demokratike dhe integruese, duke e vlerësuar Italinë si një partnere të rëndësishme dhe mike të dëshmuar të Kosovës.