Lajme

“Aq shumë budallallëk konsumohet këtu, saqë fakti që qëndrojmë në këmbë si shtet është më shumë mrekulli”, thotë Latifi

01/29/2026 12:57
nga:Genita C

Analisti Blerim Latifi ka komentuar deklaratën e kryeministrit britanik Keir Starmer në Pekin, duke theksuar se çdo shtetar duhet të veprojë sipas interesit kombëtar, raporton GazetaBlic.

Latifi kritikon situatën në Kosovë e Shqipëri, ku sipas tij kryeministrave shpesh u kërkohet të lënë mënjanë interesin e vendit dhe të ndjekin kauza të huaja, ndërsa mbijetesa e shteteve tona duket më shumë si mrekulli sesa rezultat i strategjisë politike.