Lajme

Gërvalla: Me rugovistët e Guxo, u pajtuam se për ne që e deshëm dhe nuk e lëshuam rrugën e Rugovës, kujtimi i tij nuk është vetëm ceremoni, është përgjegjësi

01/21/2026 17:40
nga:Genita C

Donika Gërvalla ka përkujtuar 20-vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke theksuar rolin e tij si udhërrëfyes moral dhe politik i Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ajo vlerësoi maturinë, rezistencën paqësore dhe vizionin e Rugovës për liri, demokraci dhe shtetndërtim, duke theksuar se trashëgimia e tij mbetet përgjegjësi e vazhdueshme për ndërtimin dhe përparimin e Kosovës.