Lajme

MSH-ja reagon pas raportimeve se Arianit Sllamniku u jep fëmijëve me autizëm ilaçe për kafshë

01/19/2026 21:07
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Arianit Sllamniku dyshohet se ka ofruar ilaçe duke i paraqitur si trajtim për autizëm, raporton GazetaBlic.

Ajo u bën thirrje qytetarëve të besojnë vetëm metoda të verifikuara shkencërisht dhe ka njoftuar institucionet kompetente, duke u koordinuar me Policinë e Kosovës.

Ministria thekson se shëndeti i fëmijëve është prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim do të trajtohet me seriozitet të lartë.