Lajme

Krasniqi, PSD: Fundi politik i Kurtit mund të imagjinohet vetëm përmes një opozite të vërtetë, jo asaj që vjedhë vota

01/18/2026 21:59
nga:Genita C

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve, duke kritikuar opozitën për, siç tha ai, vjedhje të votave, raporton GazetaBlic.

Sipas Krasniqit, një opozitë e tillë jo vetëm që nuk e rrëzon, por as nuk e dobëson kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka theksuar se fundi politik i Kurtit mund të imagjinohet vetëm përmes një opozite të vërtetë, me projekt politik të qartë dhe idealizëm.