Avokati Taulant Hodaj, ka udhëtuar drejt ShBA, ku thotë se është shtet që historikisht ka qenë dhe mbetet në anën e Kosovës, lirisë dhe institucioneve të forta.
Hodaj tregon se vizat nuk i janë ndaluar Kosovës, por Kosova është futur vetëm formalisht në një listë administrative.
Postimi i plotë:
🇺🇸✈️ Welcome to the United States of America
Udhëtimi i radhës në SHBA, një shtet që historikisht ka qenë dhe mbetet në anën e Kosovës, lirisë dhe institucioneve të forta. Një shtet që i kundërvihet hapur autoritarizmit, regjimeve të mbyllura dhe ndikimeve që cenojnë stabilitetin e vendit të tyre dhe global, përfshirë satelitët e interesave ruse dhe kineze (Venezuela, Irani et), armiq edhe të Kosovës.
Kjo vizitë është edhe një reflektim: ashtu si SHBA nuk heziton të përballet me modele të till dhe me figura që keqpërdorin pushtetin për interesa personale, edhe ne në Kosovë duhet të kemi guximin institucional për të pastruar dhe demokratizuar organizata shumë të rëndësishme të sportit, ekonomisë dhe fushave të tjera, të cilat janë thelbësore për shtetin dhe shoqërinë tonë.
Nuk duhet të lejohet që askush të keqpërdorë pavarësinë, autonominë apo heshtjen institucionale për të abuzuar, për të ushtruar presion apo për të zhvatë – qoftë në emër të sportit, ekonomisë apo çfarëdo fushe tjetër publike.
🕊️ Koha është tani për qeverisje demokratik, integritet dhe llogaridhënie, edhe brenda organizatave kyçe të Kosovës.
Vetëm kështu ndërtojmë institucione të shëndosha dhe një shtet që ecën përpara.
P.S. Vizat nuk ju janë ndaluar Kosovës 🙂 Kosova është futur vetëm formalisht në një listë administrative. Në realitet, nuk besoj se ka ndonjë shtet tjetër në botë që i mirëpret dhe u jep mundësi shqiptarëve si Amerika.
🇽🇰 God Bless Kosova
🇺🇸 God Bless USA


