Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka lëvduar shumë mesfushorin Frenkie de Jong, duke e quajtur atë një nga mesfushorët me të cilët ka luajtur ndonjëherë.
“Frenkie de Jong di si të bëjë gjithçka. Mund ta vendosësh përpara mbrojtjes, mund ta vendosësh si numër 8… por duhet të dish si ta përdorësh”, tha francezi.
“Për mua, ai është një nga më të mirët. Është një lojtar që nuk fshihet kurrë. Kjo është ajo që më pëlqente tek ai, edhe në kohë të vështira, ai gjithmonë e bënte veten të disponueshëm për të marrë topin dhe për të krijuar lojë.
“Ai është një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë”, përfundoi francezi.
/GazetaBlic Sport


