Ismet Kryeziu ka vlerësuar se vërshimet nuk janë vetëm fatkeqësi natyrore, por pasojë e keqqeverisjes dhe papërgjegjshmërisë gjatë viteve, përfshirë betonizimin e tokave pjellore, ndërtime në zona të rrezikshme, shkatërrimin e shtretërve të lumenjve dhe rrugë e ura të ndërtuara pa standarde.
“Vërshimet vetëm sa po e zbulojnë kaosin që e kemi ndërtuar me vite: toka pjellore të betonizuara, ndërtime në zona të rrezikshme, shtretër lumenjsh të shkatërruar nga gërmimet, ura e rrugë të ndërtuara pa asnjë standard etj. Këto më shumë se fatkeqësi natyrore, janë pasoja direkte të keqqeverisjes dhe papërgjegjshmërisë, ndaj tokës, lumenjeve e standardeve të ndërtimit”, shkruan Kryeziu.


