LDK pret rezultat më të mirë më 28 dhjetor, se ai i zgjedhjeve të shkurtit.
Kështu ka deklaruar për Gazeta Blic, Florian Dushi, kandidat i LDK për deputet.
“Ne presim rezultat më të mirë se në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, natyrisht do të shohim gjatë kësaj periudhë në një far forme janë bastardu edhe këto etiketimet, exit-poll, e gjithçka por nga ajo që ne shohim dhe vërejmë në takimet e shumta që kemi me qytetarët gjithandej Prishtinës dhe komunave të tjera shohim se brenda Lidhjes Demokratike një entuziazëm tjetër, dhe shohim, takohemi, flasim me mjaftë qytetarë që janë të shqetësuar jashtëzakonisht shumë për fatin e vendit sepse ata konsiderojnë që ka qenë një periudhë që nuk është bërë asgjë në aspektet më të rëndësishme të vendit si investimet, arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe vlerësojnë që ka qenë një periudhë e një mashtrimi të madh dhe krejt kjo krahasohet edhe me premtimet enorme që janë bërë dikur nga Qeveria aktuale”, është shprehur ai.
Ai ka folur për refuzimin që LDK i ka bërë VV-së për bashkëpunim dhe nëse ka mundësi që pas zgjedhjeve të ketë koalicion mes tyre.
“Refuzimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkaku është vetë subjekti i Vetëvendosjes sepse ata kane krijuar një atmosferë të tillë sa që asnjë subjekt politik nëse ju kujtohet nuk ka qenë i interesuar të bashkëpunojë me ta. Ata kanë krijuar këtë përçarje, këtë polarizim, këtë klimë ku kushdo që është pjesë e subjekteve të tjera nuk mendon si ata është me Vuçiçin, Radoiçiçin, është me Listën Srpska, sulme të papara në skenën politike. Klimën e ashpër, tensionet, jo-tolerancën, gjithçka e keqe në skenën politike buron nga ta. Prandaj, ka qenë jashtëzakonisht e vështirë edhe për LDK-në edhe për subjektet e tjera politike të bashkëpunojnë me ta. Tash shohim gjatë kësaj fushate një tentativë të aktrohet do të thosha politikanin e butë nga shumë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje megjithatë konsiderojë që Lidhja Demokratike e Kosovës në çdo kohë do të jetë e gatshme të jap kontributin e saj që Kosova edhe një herë të mos mbetet pa institucione sepse pasojat e këtyre bllokadave po I vuan rëndë edhe vendi edhe qytetarët”, ka potencuar Dushi.
Në fund, ai ka treguar se pse duhet votuar ai më 28 dhjetor.
“Unë konsideroj që një prej aspekteve më të rëndësishme sa i përket zgjedhjeve është që secili qytetar edhe sa i përket subjektit politik edhe kandidatit është që të ketë një vlerësim të drejtë dhe që gjatë zgjedhjeve mos të sillet si tifozeri. Vlerësimin pastaj varet nga profilet nga përvojat që njerëzit kanë, unë konsideroj që gjatë gjithë kësaj kohe që jam pjesë e institucioneve shtetërore qoftë në nivelin qendror qoftë në atë lokal. Kam dhënë shembuj të mjaftueshëm të një angazhimi profesional pavarësisht që unë kam qenë në shumicën e këtyre pozitave si delegat, si i emëruar politik të një sjellje profesionale dhe të ndershme prandaj konsideroj që nëse do ta kisha mundësinë që të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës do të sillem ne nivel të larë të përgjegjësisë”, ka përfunduar Florian Dushi./Gazeta Blic/


