Lajme

Haradinaj: Mbështetja për AAK-në po vazhdon të rritet në çdo qytet, e kësaj here Klina na priti me besim të madh

12/24/2025 19:42
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se mbështetja për partinë po rritet edhe në Klinë, raporton GazetaBlic.

Ai prezantoi para qytetarëve planin 4-vjeçar të AAK-së, të fokusuar në nevojat reale të njerëzve, fuqizimin e familjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Postimi i plotë:

Aleanca krah Klinës! 🪽

Mbështetja për AAK-në po vazhdon të rritet në çdo qytet, e kësaj here Klina na priti me besim të madh, përkrahje të sinqertë dhe gatishmëri për të ecur përpara.

Para qytetarëve të Klinës prezantuam planin tonë 4-vjeçar, një vizion i ndërtuar mbi nevojat reale të njerëzve, që prek jetën e individit, fuqizon familjen dhe forcon interesin e përbashkët. Një plan që flet për stabilitet, zhvillim dhe perspektivë të qëndrueshme.

Klina është krah një vizioni që synon një Kosovë më të qëndrueshme, më të fortë dhe me rrugë të qartë drejt së ardhmes.