Në shqyrtimin e rastit të Dardan Krivaqës, fjalën e mori edhe Gazmend Rexhepi, avokat i familjes së Marigona Osmanit.
Ai para trupit gjykues u shpreh se dënimi me burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës është adekuat.
“Vdekja e të ndjerës është vdekje e ngadalshme, me lëndime të rënda dhe me dhimbje të rënda. Po, mizoria është konstatuar edhe në bazë të komentarit sepse e ndjera nuk ka konsumuar as ushqim e as ujë. Në videoxhirimet shihet qartë se si tashmë dy të dënuarit hajnë pica e pijnë, dhe për këto 72 ujë asnjëherë nuk hanë ushqim”, deklaroi avokati Rexhepi.
Rexhepi u shpreh se dënimi me burgim të përjetshëm është adekuat.


