Lajme

Dr. Sci Besim Mulaj: Paralajmërimet e KOSTT-it për reduktime tregojnë se çfarë menaxhimi i ka bërë kjo qeveri sektorit energjetik në Kosovë

12/21/2025 12:46
nga:G B

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka thënë se paralajmërimet e KOSTT-it për mundësinë e reduktimeve e shpjegojnë më së miri se çfarë menaxhimi i ka bërë kjo qeveri sektorit energjetik në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

“Mjerisht, disa komuna tashmë po përballen me reduktime, ndërsa të tjera me cilësi shumë të dobët të energjisë elektrike, madje edhe me tension deri në 130 volt”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Paralajmërimet e KOSTT-it për mundësinë e reduktimeve e shpjegojnë më së miri se çfarë menaxhimi i ka bërë kjo qeveri sektorit energjetik në Kosovë.

Mjerisht, disa komuna tashmë po përballen me reduktime, ndërsa të tjera me cilësi shumë të dobët të energjisë elektrike, madje edhe me tension deri në 130 volt.

Bravo Albin.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123