Lajme

Takimi me Ulutas, ZKM: Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in

12/08/2025 20:36
nga:Genita C

Qeveria në detyrë ka dalë me njoftim lidhur me takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit me Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas.

Në njoftim thuhet se ata diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe mbi situatën e sigurisë. Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.

Sipas ZKM’së, Kurti ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë. Ndërsa Gjeneral Major Özkan Ulutaş ndodhet tashmë në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim./