Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili dorëzoi detyrën ditë më parë, i është futur garës për deputet.
Ai do ta provojë me VV-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit, që të futet në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hetemi njoftoi se “me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie” ka paraqitur kandidaturën për deputet me numrin 83.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit lokale të 12 tetorit, ku garoi për kryetar të Leposaviqit, ai mori 146 vota.


