Lajme

Kabashi-Ramaj (PDK): Fokusi ynë do të jetë që Kosovën ta rikthejmë në arenën ndërkombëtare

12/04/2025 09:14
nga:G B

Besa Kabashi-Ramaj nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ditëve në vijim do të shpalosin programin qeverisës të këtij subjekti politikë në garën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se PDK-ja do të punojë që vendin ta ngrisë në arenën ndërkombëtare, dhe se do të punojë në përmirësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do ta shpalosim shumë shpejt programin qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës, por normalisht nga PDK-ja nuk ka nevojë askush të pres befasi të pakëndshme”.

“Fokusi ynë do të jetë që Kosovën ta rikthejmë në arenën ndërkombëtare si partner të besueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për NATO-n dhe për aleatët që i kemi në Evropë dhe anembanë botës”.

“Natyrisht që bashkë me dialog të brendshëm dhe me përkrahje uroj dhe të partive tjera ta avancojmë vendin tutje”, ka thënë Kabashi-Ramaj.