Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë se maskat po bien, dhe hajnitë po u dalin çdo ditë në shesh, raporton GazetaBlic.
Krasniqi ka ndarë një pjesë nga raportimi i ish-Ministrës Rozeta Hajdari në Komisionin për Intergrime Evropiane, ku thotë se Hajdari dhe ata që abuzuan me rezerva shtetërore janë strukur dhe nuk po flasin për vjedhjen masive në magjen e shtetit.
Postimi i plotë:
Maskat po bien 🎭
Mashtrimi dhe hajnitë po u dalin çdo ditë në shesh. Kanë mashtruar qytetarët, kanë mashtruar edhe në raportimin e tyre në Komision Parlamentar.
Kjo Ministre dhe ata që abuzuan me rezerva shtetërore janë strukur dhe nuk po flasin për vjedhjen masive në magjen e shtetit.
Drejtësia mund të vonoj por asnjëherë nuk harron.
*Pjesë nga raportimi i ish-Ministres Rozeta Hajdari në Komisionin për Integrime Evropiane.


