Lajme

Mandatimi i Konjufcës për Kryeministër, Kurti: Sa vota janë mund të merret vesh vetëm në seancë plenare

11/04/2025 18:42
nga:Sh R

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur rreth mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër.

AI tha emri i Konjufcës u dërgua te Osmani për të shmangur zgjedhjet, teksa tha se sa vota janë saktësisht për të, mund të merret vesh tek në seancë plenare.

Kurti tha se po të ishte parakusht sigurimi i 61 nënshkrimeve për mandatarin e dytë, nuk do të kishte kuptim afati 15 ditor.

“Po të ishte parakusht 61 nënshkrime që të tentohet herën e dytë të votohet Qeveria, nuk do të kishte pasur kuptim afati 15 ditor që ekziston për herën e dytë.  Sa vota janë saktësisht, mund të merret vesh vetëm në seancë plenare”, tha Kurti në konferencë.

Ai tha se arsyeja e propozimit të Konjufcës është edhe kalimi i buxhetit.

“Prandaj sot dërguam tek Presidentja emrin e Glauk Konjufcës, ish-Kryetarit të Kuvendit, që të bëjmë edhe një tentim për formimin e Qeverisë që të mos ketë dy palë zgjedhje për dy muaj. Meqë opozita po thotë se kurrsesi të votojë buxhet të Qeverisë në detyrë, atëherë le ta kemi një Qeveri që s’është më në detyrë dhe ta votojmë buxhetin”, tha Kurti.