Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, u shpreh i zhgënjyer nga humbja 3-2 ndaj Brentfordit në ndeshjen e xhiros së 9-të të Premier Ligës.
“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, ndoshta pa llogaritur 25-30 minutat në pjesën e parë. Por atëherë ne tashmë po humbisnim 0-1. Gjatë asaj periudhe unë ende mendoja se mund të merrnim rezultatin që dëshironim, por nëse shikoni pjesën tjetër të ndeshjes, rezultatin, mënyrën se si luajtëm, si luajti dhe luftoi Brentford për rezultatin, dyshoj se kishim ndonjë shans për të marrë pikë në këtë ndeshje. Pa llogaritur 5-6 minutat e fundit”, tha Slot.
Humbja ishte e katërta e Liverpoolit në Premier League.
“Nuk mendoj se mund t’i krahasosh të gjitha këto humbje. Gjëja më shqetësuese është se janë katër me radhë. Rezultatet janë gjithmonë gjëja më e rëndësishme dhe vetëm atëherë gjykon performancën, e cila mendoj se ishte më e keqja nga këto katër ndeshje”, shtoi Slot.
/GazetaBlic Sport


