Të rinjtë e 2 Korrikut sonte nisin aventurën e tyre në UEFA Youth League.
Ekipi simpatik kosovar sonte ballafaqohet me ekipin skocez, Hibernian nga Skocia, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë e raundit të dytë luhet sonte në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh, me fillim nga ora 20:45.
Vitin e kaluar 2 Korriku pati suksese të mëdha në kualifikueset e këtij turneu, pasi eliminoi Bylisin e Dublinin, për t’u mposhtur më pas nga Dynamo Kiev.
/GazetaBlic Sport/


