Lajme

Eskorta u pa në kufirin Kosovë-Shqipëri, merret vesh se Osmani ka shkuar në Tiranë për arsye personale, jo në protestë

10/17/2025 12:54
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani sot është nisur për në Shqipëri për arsye personale familjare, mëson Gazeta Express.

Eskorta e saj është parë duke e kaluar kufirin dhe pamjet janë publikuar në disa media.

Shkuarja e saj në Shqipëri korrespondon me protestën që do të mbahet në Tiranë kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Por, vizita e Osmanit atje s’lidhet me këtë.

Nga Kosova janë nisur edhe shumë qytetarë për të marrë pjesë në “protestën gjithëkombëtare” të thirrur për sot në orën 17:00.