Lajme

AGK i reagon Faton Pecit: Ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, të heqë dorë nga kjo praktikë

10/15/2025 16:52
nga:Genita C

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të kandidatit të Vetëvendosjes për Mitrovicën Jugore, Faton Peci, për padi ndaj disa gazetarëve pas publikimit të exit-polleve, raporton GazetaBlic.

AGK e ka cilësuar këtë veprim si përpjekje për intimidim dhe pengim të punës së gazetarëve, duke e quajtur një sulm të rëndë ndaj lirisë së raportimit dhe demokracisë në vend.

AGK i ka bërë thirrje Pecit të ndalë këtë qasje, që sipas saj, synon të zhvendosë betejën politike në terrenin medial.