Lajme

Lama: Të gjitha subjektet politike janë pajtuar që duhet të shkohet në zgjedhje të tjera të jashtezakonshme!

10/14/2025 19:17
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të formuar Qeverinë e re pasi ky subjekt politik ka dalë i pari në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Vendimi erdhi një ditë Kuvendi i Kosovës u konstitua përfundimisht me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe të fundit nga pakica serbe.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti. Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim” u tha në njoftimin e Presidencës.

Në lidhje me këtë çështje dhe se a pritet të ketë Qeveri ‘Kurti 3’ tashmë që ka nisur ‘rrjedhja’ e afatit 15 ditor ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Lama tha se të gjitha subjektet janë pajtuar që duhet të shkohet në zgjedhje të tjera të jashtezakonshme për ti dhënë fund krizës.

Ajo potencoi se Kurti nuk i ka votat dhe se subjektet ish-opozitare kanë qendrime të forta se nuk do të hyjn në partneritet me të.

“Une mendoj se të gjitha subjektet janë pajtuar që duhet të shkohet në zgjedhje të tjera të jashtezakonshme për ti dhënë fund krizës. Kurti nuk i ka votat e nevojshme dhe subjektet ish-opozitare kanë qendrime të forta se nuk do të hyjn në partneritet me të. Mendoj se kjo situatë është tëresisht në kundershtime me interesat e qytetarëve dhe të Kosovës” tha Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

AAK e prerë: “S’ka Qeveri ‘Kurti 3’ dhe s’ka bashkëpunim me Albin Kurtin”

Ramadani: S’ka Qeveri ‘Kurti 3’, ka zgjedhje të parakohshme parlamentare!