Lajme

Gjini: Koncepti i tre lumenjve po merr formë – Një tjetër hap drejt një Gjakove më të gjelbër dhe më funksionale!

10/10/2025 16:19
nga:Sh R

Ardian Gjini, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjakovës, thotë se koncepti i tre lumenjve po merr formë, raporton GazetaBlic.

Gjini njofton se kanë vizituar segmentin e fundit pranë Urës së Taliqit, për të parë nga afër nisjen e punimeve.

Postimi i plotë:

Koncepti i tre lumenjve po merr formë!

Sot vizituam segmentin e fundit pranë Urës së Taliqit, për të parë nga afër nisjen e punimeve.🏗️🌊

Ky projekt me vlerë rreth 1.5 milion euro do ta kthejë këtë zonë në një hapësirë moderne dhe atraktive për qytetarët.

Një tjetër hap drejt një Gjakove më të gjelbër dhe më funksionale!🌳🎋