Lajme

Bekë Berisha premton qendër rehabilitimi për të rinjtë e varur nga alkooli

10/09/2025 13:27
nga:Genita C

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka ndarë përvojën e tij personale me të rinj që përballen me varësi nga alkooli, duke theksuar mungesën e hapësirave dhe përkujdesjes për ta, raporton GazetaBlic.

Ai ka propozuar krijimin e një qendre të specializuar për trajtim dhe rehabilitim me staf profesional e mbështetje të vazhdueshme.

“Për një Prishtinë që kujdeset për secilin,” ka theksuar Berisha.