Lajme

Besnik Osmani takon komunitetin kulturor të Fushë Kosovës: “Kultura është forcë zhvillimi për qytetin tonë”

10/08/2025 22:03
nga:G B

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sonte një takim me përfaqësues të komunitetit kulturor të qytetit, ku është diskutuar për rëndësinë e kulturës në zhvillimin shoqëror dhe përkrahjen e krijimtarisë vendore.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar se takimi ka qenë i vlefshëm dhe se është ndarë mirënjohje për përkushtimin e artistëve lokalë ndaj vlerave kulturore që pasurojnë komunën.

“Diskutuam për rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror, sfidat e artistëve dhe mënyrat për të mbështetur krijimtarinë vendore. Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor – së bashku do ta kthejmë në forcë zhvillimi për qytetin tonë,” ka shkruar Osmani.