Lajme

Përparim Rama: Nënshkruam marrëveshjen me Pallatin e Rinisë, u siguruan hapësirat për Galerinë e Artit, për I-sportin dhe për ICK-në

10/08/2025 16:11
nga:G B

Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshja me Pallatin e Rinisë, ku u siguruan hapësirat për Galerinë e Artit, për I-sportin dhe për ICK-në, raporton Gazeta Blic.

“Tani ky pallat ikonik i rinisë, përveç sportit, i përket edhe kulturës. Së bashku po ia kthejmë identitetin e Prishtinës së vjetër, duke e ndërlidhur me ritmin dhe energjinë e Prishtinës së sotme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot nënshkruam marrëveshjen me Pallatin e Rinisë, ku u siguruan hapësirat për Galerinë e Artit, për I-sportin dhe për ICK-në, përveç hapësirave të tjera që tashmë janë në shfrytëzim nga klubeve sportive të Kryeqytetit.

Tani ky pallat ikonik i rinisë, përveç sportit, i përket edhe kulturës.

Së bashku po ia kthejmë identitetin e Prishtinës së vjetër, duke e ndërlidhur me ritmin dhe energjinë e Prishtinës së sotme.