Lajme

Berisha: Qytetarët duan angazhim nga kryetari i tyre, jo favorizim të personave të caktuar të kryetarit dhe vartësve të tij

09/28/2025 14:33
nga:G B

Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka thënë se arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe jo vetëm kanë nevojë urgjente për intervenim e ringjallje, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shtuar se qytetarët duan angazhim nga kryetari i tyre e jo injorim e favorizim të personave të caktuar të kryetarit dhe vartësve të tij.

Postimi i tij i plotë:

Arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe jo vetëm kanë nevojë urgjente për intervenim e ringjallje. Qytetarët tanë duan angazhim nga kryetari i tyre, e jo injorim të qytetarëve e favorizim të personave të caktuar të kryetarit dhe vartësve të tij.