Lajme

“Në qeverisjen tonë kemi bërë shumë investime”/ Ali Berisha: Kaluan 12 vjet e akoma flasim për probleme me ujë, kanalizime, infrastrukturë

09/28/2025 13:28
nga:G B

Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka thënë se në kohën kur ai ka qeverisur, pavarësisht buxhetit të vogël, ka bërë shumë investime, ndërsa kanë kaluar 12 vite dhe akoma po flitet për probleme të njëjtë, ujë, kanalizim, infrastrukturë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se me rikthimin e tij, “rikthehet zhvillimi dhe perspektiva e flasim për mjedisin, arsimin cilësor, projektet e mëdha kapitale, shëndetësinë e zhvillimin ekonomik”.

Postimi i tij i plotë:

Në periudhën e qeverisjes sonë, përkundër buxhetit të vogël, kanë ndodhur shumë investime. Fatkeqësisht, 12 vjet kaluan me një qeverisje tjetër, e ne akoma flasim për probleme të njëjta: ujë, kanalizim, infrastrukturë. S’bon me fol mo për këto probleme. Me rikthimin tonë, rikthehet zhvillimi dhe perspektiva e flasim për mjedisin, arsimin cilësor, projektet e mëdha kapitale, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik e kthimin në vendlindjen tonë, Pejën, që e duam aq shumë 🫶🏼