Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë homazhe sot pranë shtatores së Dëshmorit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij, raporton Gazeta Blic.
“Arsimin kam pasur fatin ta kem nxënës dhe ai ishte një nga më të dalluarit. Sot ndihem krenar që shtatorja e tij e ndriçon Hallaqin e Lipjanin sepse i gjithë Lipjani është krenar për dëshmorin Arsim Zeqiri, i cili në moshë shumë të re iu bashkua UÇK-së për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sot kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur buqetë me lule pranë shtatores së Dëshmorit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.
Arsimin kam pasur fatin ta kem nxënës dhe ai ishte një nga më të dalluarit.
Sot ndihem krenar që shtatorja e tij e ndriçon Hallaqin e Lipjanin sepse i gjithë Lipjani është krenar për dëshmorin Arsim Zeqiri, i cili në moshë shumë të re iu bashkua UÇK-së për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë.
Ne duhet të jemi krenarë që patëm djem si ai, ndërsa obligimi ynë mbetet të punojmë me ndershmëri për atdheun, sepse vetëm kështu i nderojmë të rënët tanë.
Lavdi!


