Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka qenë sot në konakun e Bislim Pollomit në Balloc, ku kanë diskutuar për kërkesat e qytetarëve të këtij fshati si dhe për programin e LDK-së, raporton Gazeta Blic.
Ai ka premtuar përkrahje të secilës kërkesë të qytetarëve, teksa ka thënë se edhe në këtë familje si në çdo tjetër ka gjetur përkrahje të madhë.
Postimi i tij i plotë:
Në konakun e Bislim Pollomit në Balloc, diskutuam për kërkesat e qytetarëve të këtij fshati si dhe për programin e LDK-së.
Secilin qytetar e secilën kërkesë të tyre do ta trajtojmë me prioritet e me dinjitet.
Si në çdo familje tjetër edhe në familjen Pollomi gjetëm përkrahjen e parezervë e mbështetjen e pakursyer në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt 12 tetorit.
Kjo frymë, ky vullnet, kjo gatishmëri e qytetarëve tanë pa dallim, është themel i fitores sonë!


